Thursday, May 26, 2022
HomeFUTBOLLI VENDORPas Kazakistanit, Kosova U16 mposht edhe Shqipërinë

Pas Kazakistanit, Kosova U16 mposht edhe Shqipërinë

Futbollsitet e Kosovës U16 kanë shënuar fitoren e dytë në kuadër të turneut që po zhvillohet nga FIFA e po mbahet në Shqipëri ka bërë të ditur FFK-ja.

Vashat e Kosovës kanë mposhtur Shqipërinë me rezultat 6:5 pas penalltive, pasi koha e rregullt e takimit ka përfunduar me rezultatin 2:2.

Me këtë fitore, Kosova renditet e para në grup me gjashtë pikë të mbledhura pas dy ndeshjeve të luajtura.

Në duelin e parë, që u luajt të mërkurën, Kosova e mposhti Kazakistanin 2:1.

Takimin e fundit në kuadër të këtij turneu, Kosova e luan të dielën prej orës 13:00 kundër Malit të Zi.

TË FUNDIT NGA FUTBOLLI VENDOR /

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Të fundit /

Recent Comments