Thursday, May 26, 2022
HomeFUTBOLLI NDËRKOMBËTARZhegrova startues në ndeshjen me tri penallti e dy përjashtime

Zhegrova startues në ndeshjen me tri penallti e dy përjashtime

Edon Zhegrova startoi te Lille, që të dielën humbi 3:0 nga Troyes në kuadër të kampionatit francez.

Troyes të tre golat i realizoi nga penalltia. Për më tepër, Lille kishte dy lojtarë të përjashtuar. Në minutën e 50-të, Renato Sanches u përjashtua pas kartonit të dytë të verdhë.

Menjëherë në minutën e 57-të, Zhegrova la vendin në fushë për Angel Gomes. Sulmuesi i Lille, Burak Yilmaz u përjashtua në minutën e 68-të, pas ndëshkimit direkt me të kuq.

Lille pas 35 ndeshjeve në Ligue 1 të Francës mban vendin e dhjetë me 51 pikë. Troyes është i 14-ti me 36 pikë.

TË FUNDIT NGA FUTBOLLI VENDOR /

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Të fundit /

Recent Comments