Thursday, May 26, 2022
HomeFUTBOLLI MBARËKOMBËTARArteta lë të hapur mundësinë për rikthimin e Bellerinit

Arteta lë të hapur mundësinë për rikthimin e Bellerinit

Mikel Arteta e ka lënë të hapur mundësinë për rikthimin e Hector Bellerinit.

Mbrojtësi spanjoll këtë sezon është i huazuar te Real Betisi, me marrëveshje për një sezon.

Arteta tha se Bellerin vlerësohet si lojtar i Arsenalit dhe se do të vlerësojnë në vazhdim të ardhmen e tij.

“Çdo lojtar me detyrim kontraktual me ne është lojtari ynë. Kështu që ekziston mundësia që ai të kthehet. Ne do të shohim se si ai mund të përshtatet në ekipin tonë”, tha trajneri i “Topçinjëve”.

27-vjeçari me Arsenalin ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2024.

TË FUNDIT NGA FUTBOLLI VENDOR /

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Të fundit /

Recent Comments