Wednesday, May 25, 2022
HomeFUTBOLLI VENDORSot dy superndeshje në Superligën e Kosovës

Sot dy superndeshje në Superligën e Kosovës

Xhiro e 21-të në Superligën e Kosovës do të kompletohet sot me dy ndeshje jashtëzakonisht të rëndësishme dhe që pritet të ofrojnë futboll cilësor.

Në Suharekë, me fillim nga ora 15:00 do të ballafaqohen lideri i tabelës Ballkani dhe skuadra e vendit të dytë Drita.

Skuadra e Ilir Dajës ka 11 pikë më shumë se skuadra gjilanase dhe me një fitore do të shkëputej 14 pikë dhe pothuajse do ta mbyllte luftën për titullin kampion.

Sfidë tjetër shumë interesante pritet të zhvillohet në stadiumin “Liman Gegaj” aty ku Malisheva e cila po lufton për të siguruar mbijetesën në Superligë e pret Llapin e Tahir Batatinës, skuadër kjo e cila ka 50 pikë në vendin e katërt dhe po lufton për t’u ngjitur në pozitat dy ose tre. Edhe kjo ndeshje do të fillojë nga ora 15:00.

Ndërkohë rezultatet e tri ndeshjeve që u zhvilluan dje ishin këto:

Drenica 3-1 Ulpiana

Dukagjini 4-0 Feronikeli

Gjilani 1-2 Prishtina

TË FUNDIT NGA FUTBOLLI VENDOR /

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Të fundit /

Recent Comments