Thursday, May 26, 2022
HomeFUTBOLLI VENDORDaja e sheh të përfunduar garën për titull, Ballkani kampion

Daja e sheh të përfunduar garën për titull, Ballkani kampion

Trajneri i Ballkanit, Ilir Daja, ka thënë pas fitores ndaj Dritës në Suharekë, të enjten, se titulli është shumë afër edhe zyrtarisht.

“Në fakt, me diferencën e pikëve që kishim edhe para kësaj loje, ishim të qetë sepse kemi pasur një ecuri fantastike. Përveç rezultateve që ka qenë vetëm një humbje gjatë kësaj periudhe, loja ka qenë garancia që na jepte siguri më të madhe. Sigurisht që nuk ka mbaruar, por 99.9%, me pesë lojë që kanë mbetur, Ballkani jo vetëm që do ta vazhdojë paraqitjen sa më të mirë, por do të mundohet ta përfaqësojë sa më mirë qytetin dhe futbollin e Kosovës në Evropë. Sinqerisht, është një kënaqësi e shtuar sepse drejtuesit e klubit kanë investuar mirë në cilësi dhe sasi. Meritë kanë gjithë trajnerët që kanë punuar në 3-4 vitet e fundit. Meritë ka stafi që ka punuar, dhe Bekim Isufi që ka qenë në pjesën e parë të sezonit”, ka thënë trajneri Daja.

Deri në fund të stinorit, kanë mbetur edhe 5 xhiro për t’u zhvilluar. Ballkani është lider me 69 pikë, 14 më shumë se Drita në vend të dytë.

TË FUNDIT NGA FUTBOLLI VENDOR /

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Të fundit /

Recent Comments