Thursday, May 26, 2022
HomeFUTBOLLI NDËRKOMBËTARTrabzonspori shet biletat për 26 sekonda

Trabzonspori shet biletat për 26 sekonda

Trabzonspori i nevojitet vetëm edhe një pikë për t’u shpallur kampion në Turqi.

Për këtë tifozët janë bërë gati të festojnë, pasi që biletat janë shitur tashmë të gjitha, derisa ndeshja do të zhvillohet të shtunën.

Fansat e Trabzonsporit nga e gjithë bota jo vetëm brenda Turqisë, kanë udhëtuar drejt qytetit të Trabzonit, ku përveç që nuk po gjejnë bileta, tifozët po hasin në vështirësi të gjejnë edhe hotele të lira.

Siç po raportohet në mediat turke, restorantet gjithashtu janë të stërmbushura me rezervime për iftar.

Në lidhje me këtë është deklaruar edhe anëtari i Bordit të Shoqatës së Agjencive Turke të Udhëtimit, Nihat Yilmaz, i cili është shprehur se i kanë bërë të gjitha përgatitjet.

“Për momentin, Trabzon po përgatitet për karnavalin. Ka një fluks të madh në Trabzon. Shumë njerëz nga Turqia dhe jashtë po vijnë ne Trabzon per momentin edhe rezervimet janë plot. Presim qe hotelet te shërbejnë me kapacitet te plote te shtunën kur luhet ndeshja.

“Përpara ka feste jemi ne kohe turizmi. Tashmë ka pasur aktivitet në hotele, por në qytet vijnë tifozët që presin prej vitesh ndeshjen ku mendohet se do të shpallet kampion. Aeroplanët kanë nisur fluturime shtesë. Disa qytetarë nuk gjejnë bileta. Filluan të kërkojnë për bileta për aeroportet e krahinave përreth. Një turmë e madhe vjen jo vetëm nga ajri, por edhe nga toka”, tha ai.

Ndryshe, Trabzonspori do të shpallet kampion pas 38 viteve. 

TË FUNDIT NGA FUTBOLLI VENDOR /

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Të fundit /

Recent Comments