Në mesjavë skuadra e Gjilanit do të luajë derbin kundër Prishtinës.
Edhe në këtë përballje që pritet të zhvillohet në stadiumin me bari artificial, të drejtuarit tashmë të Alban Hysenit, nuk do të kenë përkrahje në tribuna, shkruan Fansat e Futbollit Kosovar.
Kjo pasi Gjilani është dënuar me tri ndeshje mos lojë pa tifozë si shkak i dhunës së ushturuar ndaj portierit të Ballkanit, Stivi Frashëri në duelin e javës së 27-të, e cila u ndërpre në minutat shtesë.
Deri më tani, Gjilani si vendas ka luajtur dy përballje, dhe ndaj Prishtinës do ta ketë sfidën e fundit pa tifozë, para se t’i hap dyert për ta.
Përballjet si vendas që i luajtën “Skifterët” i fituan me golada. Fillimisht e mposhtën Drenicën 5:0, e pastaj Feronikelin 5:1. Por, si do të jetë ndaj Prishtinës? Mbetët të shihet të mërkurën.