Thursday, May 26, 2022
HomeFUTBOLLI VENDORKush dhe pse e ka marrë “përsipër” ta fundosë Prishtinën e plisave?!

Kush dhe pse e ka marrë “përsipër” ta fundosë Prishtinën e plisave?!

Sivjet, klubi ikonik kosovarë, e madje mbarë shqiptar i futbollit FC Prishtina po e jeton vitin e 100-të të themelimit, kjo nuk është pak, madje, një histori kaq të gjatë, 100 vjecare, të të luajturit futboll, nuk e kanë as shumë klube të suksesshme evropiane, të cilat bile kanë qenë fituese të garave më të mëdha evropiane, sikurse i bie fjala Crvena Zvezda e Beogradit e cila është themeluar dy dekada pas Prishtinës, ndërkohë që ka të fituar një Champions League, ani pse atëher është luajtur në një format tjetër, është skuadra e Villarealit e cila ka arritur të fitojë Uefa Evropa Leguen, ndërkohë është themeluar një vit pas FC Prishtinës tonë, ndoshta dikush mund të thotë nuk janë krahasime reale këto, megjithatë, ata që mendojnë kështu le të flasin me tifoz grupin “Plisat” të cilët nuk e lanë vetëm asnjëherë klubin legjendarë, Prishtinën, krenarinë e kombit në vitet më të vështira, kur jo rrallë e kishin “armën” më të fuqishme për t’u “përgjigjur” represionit të Beogradit, me pasionin që kishin për futbollin, me luftën që zhvillohej në fushën e blertë e në sy të mijëra shqiptarëve nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi e Lugina e Preshevës.

Për gjithcka që shkruam më lartë, si krenari e mburrje, gjithcka i takon të kaluarës, i takon historisë, por a pyet kush se si është FC Prishtina sot, si ndihen plisat sot kur sado që nuk kanë asnjë motiv, ata nuk e lënë vetëm Prishtinën. A pyet kush sot se cfarë po ndodhë me Prishtinën, si ka mundësi që një klub që merr 1 milion euro në fillim të sezonit nga UEFA, në mes të sezonit pushton mediat me lajme dëshpëruese, me mungesë të mjeteve për pagat e futbollistëve. A nuk është gjynah?

Në ndeshjet e fundit të luajtura në kampionat, i kemi parë shkallët e stadiumit “Fadil Vokrri” të zbrazta, jo më shumë se 20 apo 30 shikues të themi, madje sot FC Prishtina si shoqëri aksionare me disa aksionarë, nuk e ka as stadiumin e vetë, menaxhmenti aty me siguri nuk ia ka idenë se cka do të thotë të menaxhosh një klub sic është Prishtina, se cka do të thotë të jeshë aksionarë tek një brend sic është Prishtina, kjo pasi që atë e trajtojnë sikur (ndoshta një krahasim jo adekuat, por plisat e kuptojnë më së miri pse po e themi kështu) të ishte një lopë e cila derisa mundesh me e mjelë e mbanë, ndërkohë kur shtjerret, ose e pret ose e le me vujt nga mos kujdesi.

Cfarë dhe si duhet të veprohet me Prishtinën,a është fer që po heshtin gjenerata e artë e Prishtinës të cilëve nuk po u dëgjohet zëri, a është e drejtë që Plisat po heshtin duke e parë teksa Prishtina është gati të rrëshqasë nga SuperLiga, a është e drejtë që menaxhmenti i FC Prishtinës krejt cka bënë kur i mblidhen problemet, është që ulen para kompjuterit dhe e shkruajnë një komunikatë kundër FFK-së për mos ndihmë. Në anën tjetër, botërishtë dihet se po të mos ishte FFK, sot FC Prishtina nuk do të kishte ku t’i zhvillonte as ndeshjet e saja në shtëpi, pasi që nuk ka stadium as për ndeshje e as për stërvitjet. Kjo është për turp, kjo duhet të ndryshohet një orë e më parë, duhet të ngritet zëri i atyre që e duan Prishtinën, është koha  që ehoja e zërit të PLISAVE që dikur dridhte tërë kryeqytetin kur luante Prishtina, sot të dridhin ndërgjegjen e menaxhmetit të këtij klubi, tua bëjë me dije se FC Prishtina nuk është “PILARË” me shitë speca e domate, por është monument, është thesar që krijon përjetime për të rinjët, si dhe ringjallë kujtime për nostalgjikët.

Pra, për fund, Rrahmani apo Remziu, Agimi apo Afrimi, kushdo që sot është në krye të FC Prishtinës duhet të dëgjojë zërin e plisave, zërin e gjeneratës së artë, se futbolli në Prishtinë është drejt humnerës dhe se ata që nuk dijnë duhet të lëshojnë rrugë, e ata që janë gati të djerësiten për krenarinë e kaltërt, t’i përvjelin mangët dhe të punojnë, përfundimisht.

TË FUNDIT NGA FUTBOLLI VENDOR /

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Të fundit /

Recent Comments