Thursday, May 26, 2022
HomeFUTBOLLI NDËRKOMBËTARMan City fiton, Gabriel Jesus shkëlqen me katër gola

Man City fiton, Gabriel Jesus shkëlqen me katër gola

Manchester City ka shënuar fitore me rezultat bindës 5:1 ndaj Watfordit, në kuadër të javës së 34-të në Premierligë.

Gabriel Jesus ishte lojtari i ndeshjes me katër gola të shënuar, shkruan Gazeta Express.

Braziliani fillimisht realizoi në minutën e katërt të ndeshjes, para se ta dyfishonte epërsinë në minutën e 23-të.

Kamara e ngushtoi epërsinë për Watfordin në minutën e 28-të, kurse Rodsi e riktheu epërsinë e dy golave për vendasit në minutën e 34-të.

Me rezultatin 3:1 u mbyll edhe pjesa e parë e ndeshjes, kurse ajo e dytë solli edhe dy gola të tjerë.

Ishte Gabriel Jesus që kompletoi hat-trikun e tij në minutën e 49-të të ndeshjes, kurse katër minuta më vonë shënoi golin e katërt personal dhe të pestin për Manchester Cityn sonte.

Me këtë fitore, Manchester City shkon në kuotën e 80 pikëve në vendin e parë, katër më shumë se Liverpooli që ka një ndeshje më pak të luajtur.

Në anën tjetër Watfordi mbetet i parafundit me 22 pikë dhe me pak gjasa për mbijetesë.

TË FUNDIT NGA FUTBOLLI VENDOR /

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Të fundit /

Recent Comments