Thursday, May 26, 2022
HomeFUTBOLLI VENDORLlapi shënon fitoren e katërt rresht

Llapi shënon fitoren e katërt rresht

Llapi ka shënuar një tjetër fitore në elitën e futbollit të Kosovës, ndërsa ishte fitorja e katërt rresht në të gjitha garat.

Llapjanët e drejtuar nga trajneri Tahir Batatina, të shtunën në kuadër të xhiros së 30-të të Superligës së Kosovës në futboll, fituan me rezultatin 2:0 në udhëtim te Feronikeli.

Edon Sadriu shënoi i pari për mysafirët në minutën e pestë, pas asistimit të Alban Shillovës.

Golin e dytë dhe të qetësisë e shënoi Festim Alidema, në minutën e 18-të të ndeshjes, ndërsa u asistua nga Valmir Veliu.

Në këtë ndeshje pati gola të anuluar nga VAR-i, ndërsa Veliu humbi penallti në pjesën e dytë.

Pas 30 xhirove, Llapi pozicionohet në vendin e katërt me 50 pikë, kurse Feronikeli në vendin e fundit ka 12 pikë.

Xhiroja e 31-të do të luhet në mesjavë.

Llapi udhëton te Malisheva kurse Feronikeli i shkon Dukagjinit.

TË FUNDIT NGA FUTBOLLI VENDOR /

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Të fundit /

Recent Comments