Thursday, May 26, 2022
HomeFUTBOLLI VENDOREdhe Haxhiu beson se Llapi do të arrijë vendin e dytë

Edhe Haxhiu beson se Llapi do të arrijë vendin e dytë

Njësoj siç kishte deklaruar trajneri Tahir Batatina në javët e kaluara se Llapi synon vendin e dytë në tabelën e Superligës këtë edicion, njëjtë ka deklaruar edhe ndihmëstrajneri Fidaim Haxhiu.

“Jemi të kënaqur me disa lojtarë të rinj që kanë luajtur sot. Ne sot fituam edhe disa lojtarë në të cilët mund të llogarisim në ta. Sa për ndeshjet e ardhshme, ne e shikojmë vetveten. Besojmë në veten, kemi kualitet, kemi ekip që përbëhet prej 30 lojtarëve. Besojmë te vendi i dytë, jo te vendi i tretë. Dëshirojmë vetëm të fitojmë deri në fund. Fati ka dashur të jemi këtu për momentin”, është shprehur Haxhiu pas ndeshjes që Llapi e fitoi ndaj Feronikelit në udhëtim, 2:0.

Llapi është në vendin e katërt me 50 pikë, pesë më pak se Drita e vendit të dytë.

TË FUNDIT NGA FUTBOLLI VENDOR /

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Të fundit /

Recent Comments