Thursday, May 26, 2022
HomeFUTBOLLI VENDORDrita fiton me përmbysje ndaj Malishevës

Drita fiton me përmbysje ndaj Malishevës

Drita e ka përmbysur rezultatin në ndeshjen e xhiros së 30-të dhe ka marrë pikët e plota.

Gjilanasit të shtunën në stadiumin me bar sintetik në Gjilan, fituan ndaj Malishevës me rezultatin 3:1.

Hasan Hyseni shënoi i pari për skuadrën e drejtuar nga Arsim Thaqi. Futbollisti i krahut realizoi tre minuta pasi skuadrat u kthyen në fushë pas pushimit.

Por, të udhëhequrit e Ardian Nuhiut shënuan tri gola në gjysmë orën e fundit.

Almir Ajzeraj realizoi në minutën e 61-të fillimisht me gjuajtje të fuqishme nga distanca, kurse Hamdi Namani me kokë realizoi pas asistimit të Almir Kryeziut në minutën e 76-të.

Ardit Tahiri e shënoi golin e tretë pas një aksioni të mirë individual në minutën e shtatë të kohës shtesë.

Drita në mesjavë luan në udhëtim derbin me Ballkanin, kurse Malisheva e pret Llapin.

TË FUNDIT NGA FUTBOLLI VENDOR /

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Të fundit /

Recent Comments