Thursday, May 26, 2022
HomeFUTBOLLI NDËRKOMBËTARReali mposht Osasunën dhe i afrohet titullit të kampionit

Reali mposht Osasunën dhe i afrohet titullit të kampionit

Real Madridi ka shënuar fitore ndaj Osasunas me rezultat 3-1 në kuadër të javës së 33-të të La Ligas.

Kjo fitore e afron Real Madridin edhe më afër titullit të kampionit.

Mbretërit e nisën shumë mirë takimin, duke shënuar që në minutën e 12-të kur David Alaba shënoi për 1-0.

Por menjëherë Osasuna barazoi rezultatin me Ante Budmir për 1-1.

Por pak pa u mbyllur pjesa e parë Marco Asensio shënoi në minutën e 45-të për 2-1.

Real Madridi ka mundur ta mbyll ndeshjen në pjesën e dytë por Karim Benzema, humbi dy penallti, në minutat 52’ dhe 59’.

Loja u mbyll në minutën e gjashtë të kohës shtesë, kur Lucas Vazquez shënoi për 3-1

Real Madridi ka 75 pikë dhe është shumë afër që të shpallet kampion.

TË FUNDIT NGA FUTBOLLI VENDOR /

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Të fundit /

Recent Comments