Thursday, May 26, 2022
HomeFUTBOLLI NDËRKOMBËTARZbulohet shuma që mund ta paguajë Arsenali për Zhegrovën

Zbulohet shuma që mund ta paguajë Arsenali për Zhegrovën

Arsenali ia ka vënë syrin Edon Zhegrovës, të cilin synon ta transferojë gjatë verës që vjen.

Klubi anglez njihet për afrimin e lojtarëve të rinj dhe me potencial dhe njëri prej tyre mund të jetë edhe përfaqësuesi kosovar.

Mediat angleze shkruajnë se “Topçinjtë” madje e kanë vënë edhe limitin e parave që mund t’i shpenzojnë për ta transferuar futbollistin e Lillet.

“Sky Sports” raporton se “Gunners” janë të gatshëm t’i shpenzojnë 11 milionë funte, më saktësisht 13,2 milionë euro për futbollistin ofanziv, përcjell “Gazeta Express”.

Gjithnjë sipas këtij mediumi, trajneri Mikel Arteta e admiron futbollistin prishtinas, i cili i realizoi dy gola dhe e dhuroi një asistim në shtatë paraqitje me ekipin e ri.

23 vjeçari iu bashkua Lillet në muajin janar nga Baseli për 7 milionë euro dhe kampioni francez mund t’i fitojë 5 milionë euro për vetëm gjashtë muaj, nëse vendos ta shesë lojtarin për 13 milionë euro gjatë verës.

Zhegrova i kishte shënuar 9 gola në 49 ndeshje me Baselin, ku ishte transferuar nga Genku.

Arsenali nga ana e tij po planifikon të bëjë revolucion në ekip gjatë verës që po vjen, shkruan “Gazeta Express”.

Shumë lojtarë pritet të largohen e të tjerë do të arrijnë në “Emirates Stadium”.

Njëri prej tyre mund të jetë edhe përfaqësuesi kosovar, i cili në Londër mund t’i bashkohet kështu bashkëkombësit të tij, Granit Xhaka.

TË FUNDIT NGA FUTBOLLI VENDOR /

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Të fundit /

Recent Comments