Thursday, May 26, 2022
HomeFUTBOLLI VENDORLiria largon Begollin, merr një turk për trajner?

Liria largon Begollin, merr një turk për trajner?

Klubi me traditë të madhe në futbollin e Kosovës, Liria e Prizrenit së fundmi është privatizuar dhe është bërë me pronarë të rinjë, raporton FrontOnline.

Gjegjësisht, drejtimin e klubit prizrenas e ka marrë agjenti i mirënjohur, Rahman Kiçe.

Me ardhjen e Kiçe priten edhe ndryshime rrënjësore te Liria e Prizrenit duke filluar nga shtabi teknik.

Burime të FrontOnline mësojnë se Granit Begolli do të largohet nga posti i trajnerit të Lirisë së Prizrenit.

Në vend të tij do të emërohet ish-futbollisti i njohur turk, Ramazan Kursunlu.

40-vjeçari i lindur në Izmir që ka shtetësi të Turqisë dhe Kosovës, do ta marrë drejtimin e Lirisë nga edicioni 2022/23.

Kursunlu si trajner më parë ka drejtuar Turgutlusporin, Balikesirsporin, Menemensporin, Badirmasporin, etj.

Kurse, si futbollist, Kursunlu ka pasur një karrierë të bujdshme duke u aktivizuar në futbollin turk te klubet e mëdha si Besiktas, Rizespor, Adana Demirspor dhe në klube të tjera.

Ndryshe, me Granit Begollin sivjet, Liria e Prizrenit ndodhet në vendin e dytë në Ligën e Parë, me 35 pikë të tubuara nga 22 ndeshje.

TË FUNDIT NGA FUTBOLLI VENDOR /

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Të fundit /

Recent Comments