Thursday, May 26, 2022
HomeFUTBOLLI NDËRKOMBËTARJuventusi i vendosur për rikthimin e Pogbas, por edhe dy gjigantët evropianë...

Juventusi i vendosur për rikthimin e Pogbas, por edhe dy gjigantët evropianë nuk heqin dorë nga transferimi i francezit

Juventusi është seriozisht i intersuar për të rikthyer Paul Pogban në skuadër.

Mesfushori francez pritet të largohet si lojtar i lirë nga Manchester United gjatë afatit kalimtar të verës, pasi kontrata e tij skadon më 30 qershor.

“SportMediaset” ka raportuar këtë të hënë se Juventusi është i përfshirë fortë në garën për të nënshkruar me Pogban.

Por, klubi italian do të përballet me një konkurrencë të fortë pasi edhe Real Madridi e Paris Saint-Germaini thuhet se kanë shprehur interesim për 29-vjeçarin.

Pogba kaloi katër vite jashtëzakonisht pozitive te “Zonja e Vjetër” dhe kjo mendohet mund të ndikojë në vendimin e tij për një rikthim të mundshëm në Torino. 

TË FUNDIT NGA FUTBOLLI VENDOR /

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Të fundit /

Recent Comments