Futbollistët kosovarë po vazhdojnë të shkëlqejnë në futbollin ndërkombëtar.E një i tillë është edhe Leonard Pllana.
25 vjeçari e shënoi golin e fitores së ekipit të tij jug-korean, Jeonnam Dragons në Ligën e Kampionëve të Azisë.
E pas golit, sulmuesi mitrovicas festoi me shqiponjë në stilin e Xhakës e Shaqirit.