Thursday, May 26, 2022
HomeFUTBOLLI VENDORPërditësohet koeficienti i klubeve në garat evropiane: Superliga e Kosovës ka ngritje...

Përditësohet koeficienti i klubeve në garat evropiane: Superliga e Kosovës ka ngritje për tri vende

EFA Calculator ka përditësuar koeficientin e klubeve në garat evropiane siç janë, Liga e Kampionëve, Liga e Evropës dhe Liga e Konferencës.

Në këtë listë janë edhe ekipet nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut.

Kur jemi te Kosova, Prishtina është vlerësuar si klubi më i mirë për paraqitje në garat evropiane, ndërsa Llapi është vlerësuar për paraqitje të dobët.

Në Shqipëri, më së miri është vlerësuar Laçi, ndërsa paraqitje më të keqe ka Teuta.

Në anën tjetër, te Maqedonia e Veriut – Shkupi është vlerësuar me koeficient më të mirë, ndërsa më të dobët është Shkëndija.

Por, renditja dallon prej të tre vendeve, pasi BKT Superliga e Kosovës gjendet në vendin e 36-të dhe ka ngritje, pasi në sezonin e fundit gjendej në pozitën e 39-të.

Shqipëria është në të 43-in dhe ka rënie, ndërsa Maqedonia e Veriut që po ashtu ka rënë, gjendet në vendin e 52-të.

TË FUNDIT NGA FUTBOLLI VENDOR /

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Të fundit /

Recent Comments