Liverpooli është kualifikuar në finales të Kupës FA, pasi mposhti Manchester Cityn me rezultat 3:2 në “Wembley”.
Skuadra e Jurgen Klopp zhvilloi një pjesë të parë brilante, duke realizuar tre gola.
Ibrahima Konate (9’) hapi serinë e golave, ndërsa Sadio Mane (17’ 45’) shënoi dy herë, duke shfrytëzuar edhe reagimin e dobët nga portieri Zack Steffen.
Me të filluar pjesa e dytë, City ngushtoi epërsinë me Jack Grealish (47’).
Fundi i ndeshjes prodhoi dramë. City arriti të shënonte në minutën e 90-të me Bernardo Silvan. Fernandinho dhe Raheem Sterling kishin raste për ta barazuar rezultatin në minutat e fundit, por nuk ia dolën të shënonin.
Liverpooli në finale e pret fituesin e ndeshjes Chelsea – Crystal Palace, që luajnë të dielën nga ora 17:30.