Thursday, May 26, 2022
HomeFUTBOLLI NDËRKOMBËTARAsensio drejt largimit, Reali ia cakton çmimin

Asensio drejt largimit, Reali ia cakton çmimin

Real Madridi raportohet se do të lejojë largimin e Marco Asensios gjatë afatit kalimtar të verës.

Spanjolli ka bërë afër 230 paraqitje për Real Madridin në të gjitha garat, por ka vetëm edhe një vit të mbetur në kontratën e tij, teksa nuk pritet të arrihet marrëveshja për rinovim.

Asensio, i cili ka shënuar 10 gola në 35 paraqitje gjatë sezonit 2021/22, nuk e ka të garantuar një vend në formacionin e parë të Carlo Ancelottit dhe agjenti i tij së fundmi tha se ai do të ishte i gatshëm të konsideronte një largim nga “Santiago Bernabeu”.

Sipas “Calciomercato”, Reali do të konsiderojë shitjen e Asensios nëse marrin një ofertë midis 25 dhe 30 milionë eurove. Milani thuhet se është veçanërisht i interesuar për 26-vjeçarin pasi ata e shohin atë si një forcë shtesë në fazën e sulmit.

Ndërkohë, Arsenali mund të futet edhe më seriozisht në garë për spanjollin, nëse Nicolas Pepe largohet në verë.

Juventusi gjithashtu nuk përjashtohet nga gara për transferimin e Asensios, pasi klubi italian po kërkon një zëvendësues për Paulo Dybalan. 

TË FUNDIT NGA FUTBOLLI VENDOR /

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Të fundit /

Recent Comments