Thursday, May 26, 2022
HomeFUTBOLLI VENDORIsmet Munishi befason duke folur në gjuhën ruse, tregon edhe sa gjuhë...

Ismet Munishi befason duke folur në gjuhën ruse, tregon edhe sa gjuhë të tjera di t’i flasë

Trajneri i Gjilanit, Ismet Munishi ka qenë i ftuar mbrëmë në emisionin “Robi plaket kur don vet”.

Munishi që njihet si trajner karizmatik në futbollin e Kosovës, ka zbuluar se di të flasë disa gjuhë të huaja.

Trajneri prishtinas i pyetur nga “Robi” se sa gjuhë flet, ai deklaroi se di të flet: “turqisht, anglisht, sllovenisht, rusisht, serbisht”.

Madje, Munishi e dëshmoi se di të flet gjuhën ruse duke folur disa fjalë.

Numri një i pankinës së Gjilanit deklaroi se gjuhën ruse e ka mësuar kur ka luajtur në Ukrainë si futbollist dhe si menaxher i futbollistëve në fund të karrierës së tij.

Në këtë emision ishte e ftuar edhe moderatorja e sportit, Genta Cana.

TË FUNDIT NGA FUTBOLLI VENDOR /

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Të fundit /

Recent Comments