Thursday, May 26, 2022
HomeFUTBOLLI VENDORKreshnik Uka flet para ndeshjes ndaj Gjilanit, komenton edhe formën fantastike që...

Kreshnik Uka flet para ndeshjes ndaj Gjilanit, komenton edhe formën fantastike që po kalon

Në këtë fundjavë zhvillohen ndeshjet e radhës në Superligën e Kosovës.

Drenica do të jetë mysfafire e skuadrës së Gjilanit, atje ku pritet të jetë një ndeshje jashtëzakonisht interesante.

Golashënuesi më i mirë i Superligës së Kosovës, Kreshnik Uka është në formë të mrekullueshme edhe këtë edicion, atje ku po shkëlqen me fanellën kuq e zi.

Sulmuesi drenicak ka shënuar 18 gola deri më tash, duke qenë pika më e fortë e skuadrës së tij.

Ai për ‘GazetaBlic Sport’, ka komentuar ndeshjen e nesërme, duke thënë se pret një ndeshje shumë të vështirë, por se ka besim tek skuadra e tiij dhe se shkojnë për rezultat pozitiv.

Gjilani ka treguar paraqitje shumë të mira në këtë edicion dhe është në mesin e kundërshtarëve më të vështirë për t’u mundur. Por, ne jemi përgatitur për këtë takim dhe shkojmë për rezultat pozitiv. Në aspektin individual jam në formë shumë të mirë dhe do të mundohem të japë më të mirën edhe në këtë takim“, tha fillimisht Uka.

Më pas, ai komentoi edhe formën e tij të shkëlqyeshme që po kalon, ku tha se punon shumë dhe se numri i golave është rezultat i punës që po bën.

Numri i golave të shënuar besoj se është pasqyrim i punës së vazhdueshme. Natyrisht, jam shumë i lumtur, por kërkoj që të përmirësohem ndeshje pas ndeshje. Qëllimi im është të ndihmojë skuadrën time. Është përgjegjësi, por edhe kënaqësi në të njëjtën kohë“, përfundoi Uka.

TË FUNDIT NGA FUTBOLLI VENDOR /

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Të fundit /

Recent Comments