Thursday, May 26, 2022
HomeFUTBOLLI VENDORDardanët urojnë Agim Ademin për rizgjidhje në krye të FFK-së

Dardanët urojnë Agim Ademin për rizgjidhje në krye të FFK-së

Agim Ademi sot ka marrë edhe një mandat 4-vjeçar në krye të FFK-së. Ademi mori besimin e 42 delegatëve nga 43 sa ishin prezentë në Kuvend.

Ish-kryetarit i është besuar kështu edhe një mandat në krye të futbollit kosovar, derisa rizgjedhje e tij sot e ka uruar edhe kryetari i Dardanëve, Lulzim Berisha.

Urimi i plotë i kreut të Dardanëve:

Në emër tim dhe të gjithë tifogrupit Dardanët, shprehi urimet më të sinqerta me rastin e rizgjedhjes të Agim Ademit në krye të FFK-së. Na pret një katër vjeçar me shumë sfida për ta avancuar futbollin në shkallën që e meriton edhe aty ku i takon. Natyrisht që ne si tifogrup do ta luajmë rolin tonë konstruktiv në këtë etapë.

Jemi të hapur çdoherë për bashkëpunim të mëtejm për të mirën e futbollit vendor. Nuk kemi shumë kohë për të humbur, andaj urojmë që hapat të përshpejtohen dhe dinamizmi i punëve të intensifikohet, deri kur të arrijmë në pikën kur çdo futbolldashës do të ndjehet mirë me sukseset e arritura.

Ne besojmë që Agim Ademi përfaqëson njeriun e duhur për t’i shtyrë këto procese përpara.

Shëndet, suksese dhe ju prifshin punët e mbara, kryetar Agim Ademi!

TË FUNDIT NGA FUTBOLLI VENDOR /

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Të fundit /

Recent Comments