Thursday, May 26, 2022
HomeFUTBOLLI NDËRKOMBËTARVan Gaal vuan nga kanceri i prostatës: Më duhej të shkoja gjatë...

Van Gaal vuan nga kanceri i prostatës: Më duhej të shkoja gjatë natës në spital që lojtarët të mos e merrnin vesh

Përzgjedhësi i Holandës, Louis van Gaal, ka njoftuar se po vuan nga kanceri në prostatë.

Duke folur për emisionin televiziv holandez, Humberto, 70-vjeçari ka treguar për diagnozën e tij, por ka theksuar se planifikon të vazhdojë me punën.

“Në secilën periudhë gjatë kohës time si trajner i ekipit kombëtar, më duhej të largohesha gjatë natës të shkoja në spital, në mënyrë që lojtarët të mos e merrnin vesh deri më tani. Derisa ata mendoni se jam i shëndetshëm, por nuk jam”.

“Nuk vdes nga kanceri i prostatës, së paku jo në 90 për qind të rasteve. Janë zakonisht sëmundje të tjera që ta marrin jetën. Por, unë kam pasur një formë mjaft agresive që është trajtuar 25 herë. Prandaj, duhet të menaxhosh shumë gjëra për të vazhduar në jetë”.

“Kam pasur trajtim preferencial në spital. Më lejohej të hyja nga dera e pasme kur shkoja për kontroll dhe më shtynin menjëherë në një dhomë tjetër. Jam trajtuar mrekullisht”, ka rrëfyer trajneri.

Van Gaal është për herë të tretë në krye të Holandës duke siguruar pjesëmarrjen në ‘Katar 2022’. Karriera e tij si trajner zgjat afro katër dekada dhe ka fituar tituj kampionalë me Barcelonën, Ajaxin, Bayern Munichun e AZ Alkmaar. Ai ka qenë për dy sezone trajner i Manchester Unitedit duke e fituar Kupën FA.

TË FUNDIT NGA FUTBOLLI VENDOR /

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Të fundit /

Recent Comments