FC Ballkani, ka publikuar pamje nga incidenti që solli ndërprerjen e ndeshjes mes Gjilanit dhe Ballkanit.
Pas barazimit të rezultatit nga Gjilani, shikuesit gjilanas hynë në fushë për të festuar.
Por një huligan, që i erdhi nga prapa, kapi për fyti dhe e rrëzoi portierin e Ballkanit Stivi Frashëri. Ndërkohë një tjetër e shkelmoi derisa Frashëri ishte në tokë.