Thursday, May 26, 2022
HomeFUTBOLLI VENDORReagon FFK: Dënon dhunën ndaj Stivi Frashërit, kërkon që autorët të vihen...

Reagon FFK: Dënon dhunën ndaj Stivi Frashërit, kërkon që autorët të vihen para drejtësisë

Federata e Futbollit e Kosovës ka lëshuar një komunikatë pas incidentit të rëndë në Gjilan.

FFK-ja ka dënuar dhunën e ushtruar ndaj portierit të Ballkanit, Stivi Frashëri. Ai u sulmua fizikisht ende pa përfunduar ndeshja derbi me Gjilanin.

Komunikata e FFK-së

Federata e Futbollit e Kosovës e dënon ashpër dhunën e ushtruar ndaj portierit të Ballkanit, Stivi Frashëri në fundin e ndeshjes së javës së 27-të të BKT Superligës, Gjilani – Ballkani, që u zhvillua në Stadiumin e Qytetit në Gjilan.

FFK ndjehet e shqetësuar me incidentin e ndodhur, teksa i dëshiron shërim të shpejtë portierit Stivi Frashëri.

Kërkojmë nga organet e rendit që të marrin masa të mënjëhershme ndaj personave të tillë të dhunshëm, që me veprimet e tyre po i vendosin njollë të zezë futbollit tonë.

Njëherësh i bëjmë thirrje edhe Prokurorisë që të veprojë sa më parë për t’i vënë para drejtësisë personat që shkaktuan dhunë ndaj portierit Stivi Frashëri.

Po ashtu, kërkojmë edhe nga klubet organizim dhe menaxhim më të mirë të ndeshjeve, pasi është e papranueshme që imazhi i futbolli kosovar dhe i vet klubeve të dëmtohet nga disa individë të papërgjegjshëm dhe të dhunshëm.

FFK kërkon edhe nga komisionet e saj që ta shqyrtojnë me seriozitetin më të madh këtë incident, derisa nga të gjithë dashamirët e futbollit kërkojmë distancim nga veprimet e tilla të dhunshme që nuk kanë asgjë të përbashkët me lojën më të popullarizuar në botë.

TË FUNDIT NGA FUTBOLLI VENDOR /

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Të fundit /

Recent Comments