Thursday, May 26, 2022
HomeFUTBOLLI VENDORGjilani konfirmon vendimin e gjyqtarit Genc Nuza, tani pritet vendimi edhe nga...

Gjilani konfirmon vendimin e gjyqtarit Genc Nuza, tani pritet vendimi edhe nga Komisioni i Garave i FFK-së

Një ngjarje e shëmtuar ka ndodhur në derbin e javës së 27-të në Superligën e Kosovës në futboll, mes Gjilanit dhe Ballkanit.

Nga një goditje këndi thuajse në fundin e ndeshjes, golin e barazimit e gjeti portieri, Enea Koliçi që çmendi të gjithë në stadium.

Pas golit, tifozët e Gjilanit u inkuadruan në fushë dhe sulmuan portierin e Ballkanit, Stivi Frashërin. Ai më pas me autoambulancë u dërgua në spital.

Rezultati kur kjo ndeshje u ndërpre ishte 1:1, teksa SC Gjilani ka njoftuar zyrtarisht për ndërprerjen e ndeshjes me vendim nga gjyqtari kryesor, Genc Nuza.

Klubi nga Gjilani theksoi se tani po pret një vendim nga Komisioni i Garave i FFK-së.

TË FUNDIT NGA FUTBOLLI VENDOR /

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Të fundit /

Recent Comments