Thursday, May 26, 2022
HomeFUTBOLLI NDËRKOMBËTARLiverpooli, me fitore të madhe ndaj Watfordit

Liverpooli, me fitore të madhe ndaj Watfordit

Liverpooli e ka mposhtur skuadrën e Watfordit që nuk po kalon formë të mirë sivjet, dhe vazhdon të mbetet kandidati kryesor për titull kampioni në Premier League.

Liverpooli fitoi të shtunën 2:0 ndaj Watfordit me nga një gol në secilën pjesë, në kuadër të xhiros së 31-të.

Diogo Jota shënoi pas 22 minutave lojë. Ishte goli i 20 i sezonit për të me fanellën e Liverpoolit. Ndërkohë, për rezultatin final u përkujdes Fabinho, që realizoi nga penalltia një minutë para fundit të ndeshjes.

“Të kuqtë” kishin 14-të pikë më pak se Manchester City më 15 janar, por kjo ndaj Watfordit ishte fitorja e 10-të rresht.

Me skuadrën e drejtuar nga Pep Guardiola, Liverpooli i Jurgen Kloppit takohet më 10 prill.

Pas 30 ndeshjeve të luajtura, Liverpooli ka 72 pikë në pjesën e sipërme të tabelës.

Watfordi mbetet në luftë për mbetje në elitën e futbollit anglez, me vetëm 22 pikë në 30 ndeshje.

TË FUNDIT NGA FUTBOLLI VENDOR /

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Të fundit /

Recent Comments