Manchester Unitedi nuk ka arritur më shumë se një barazim në shtëpi të shtunën 1:1 me Leicester Cityn.
Me këtë barazim “Djajtë e Kuq” kanë bërë një hap prapa në luftë për pozitën e katërt që siguron pjesëmarrjen në Champions League sezonin e ri. T
akimi ishte i baraspeshuar me të dyja ekipet që kishin shanse ta fitonin ndeshjen.
Të parët shënuan mysafirët me Kelechi Iheanacho në minutën e 63-të për 1:0. Vetëm tre minuta më vonë vendasit barazuan me Fred në 1:1.
Manchester Unitedi krijoi disa shanse edhe me Jadon Sanchon dhe Bruno Fernandes, por pa sukses.
Manchester Unitedi pas 30 ndeshjeve në Premier League renditet në pozitën e gjashtë me 51 pikë. Leicesteri është në vendin e nëntë me 37 pikë.