Thursday, May 26, 2022
HomeFUTBOLLI VENDORDrita fiton me vështirësi ndaj Ulpianës në Lipjan

Drita fiton me vështirësi ndaj Ulpianës në Lipjan

Drita ka arritur fitore përballë Ulpianës që është duke luftuar për mbetje në elitën e futbollit të Kosovës.

Gjilanasit të shtunën gjatë ditës në stadiumin “Sami Kelmendi” në Lipjan, fituan me rezultatin 3:2.

Ishin vizitorët që kaluan në epërsi në minutën e pestë të ndeshjes nëpërmjet Muharrem Jasharit.

Vendësit barazuan shifrat me Ermir Rezin në minutën e 20.

Pesë minuta më vonë, Marko Simonovski ktheu epërsinë e mysafirëve.

Pjesa e parë u mbyll në mënyrë dramatike, kur Akil Makolli i barazoi shifrat në minutën e 43-të.

Në pjesën e dytë, Marko Simonovski e shënoi edhe një tjetër gol për skuadrën e Dritës, dhe të dytin personal. Ishte edhe goli i fitores në minutën e 59-të.

Drita pas 27 xhirove ka 49 pikë.

Ulpiana mbetet në pozitën e nëntë (të parafundit), me 24 pikë gjithsej.

TË FUNDIT NGA FUTBOLLI VENDOR /

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Të fundit /

Recent Comments