Thursday, May 26, 2022
HomeFUTBOLLI VENDORReagon FFK: As nuk kemi blerë dhe as nuk kemi zhdoganuar kurrfarë...

Reagon FFK: As nuk kemi blerë dhe as nuk kemi zhdoganuar kurrfarë orësh

Pas disa raportimeve sot se Federata e Futbollit e Kosovës, ka blerë 35 orë dhe i ka zhdoganuar në Doganën e Kosovës, duke e lidhë këtë gjë edhe me zgjedhjet e 6 prillit, FFK, ka reaguar duke i demantuar ato.

Ajo ka thënë se as nuk ka blerë dhe as nuk ka zhdoganuar orë, madje ka kërkuar edhe reagim nga Dogana lidhur me deklaratën e zëdhënësit të saj Adriatik Stavileci.

Më poshtë gjeni reagimin e plotë të FFK-së:

Federata e Futbollit e Kosovës reagon ndaj shkrimit tendencioz të portalit ‘Paparaci’, me titull “Tetë ditë para Kuvendit Zgjedhor, FFK-ja blen 35 orë dore”.

Sqarojmë opinionin se ky artikull është i pavërtetë dhe qëllimkeq, me synim për ta dëmtuar imazhin e institucionit tonë në prag të procesit zgjedhor.

FFK as nuk ka blerë dhe as nuk ka zhdoganuar kurrfarë orësh, prandaj kërkojmë edhe nga Dogana e Kosovës të reagojë në lidhje me deklaratën e zëdhënësit të saj Adriatik Stavileci, e cila ka gjasa që është keqpërdorur nga portali në fjalë, siç e ka keqintepretuar edhe përgjigjen e Zyrës për Media të FFK-së.

Tash e sa kohë FFK ka qenë në shënjestër të orkestrimeve të disa individëve dhe grupeve të interesit, por as kjo trysni nuk do të mund ta ndryshojë vullnetin e komunitetit të futbollit.

FFK do të vazhdojë fuqishëm ta ndjekë rrugën e drejtë dhe do të punojë me përkushtim edhe më të madh në zhvillimin e hovshëm të futbollit në Kosovë. 

TË FUNDIT NGA FUTBOLLI VENDOR /

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Të fundit /

Recent Comments