Miqësorja mes Zvicrës dhe Kosovës ka përfunduar me rezultat 1-1, ndeshje e cila u zhvillua në Cyrih.
Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 0-0.
Milot Rashica i kaloi “Dardanët” në epërsi në minutën e 52-të.
Për 1-1 shënoi Lotomba në minutën e 61-të.
Në këtë ndeshje paraqitje fantastike bëri Edon Zhegrova i cili u inkuadrua në minutën e 68-të.