Presidenti i Federatës së Futbollit të Italisë, Gabriele Gravina, dëshiron ta mbajë përzgjedhësin Roberto Mancini dhe i ka propozuar një projekt të përbashkët.
Përfaqësuesja e Italisë mbeti jashtë Kampionatit Botëror “Katari 2022”, pasi u mposht në gjysmëfinale të plejofit kualifikues nga Maqedonia e Veriut me rezultatin 1:0.
Kjo humbje ka bërë që trajneri Mancini ta mendojë dorëheqjen.
Sipas “Corriere dello Sport”, Gravina dëshiron që Mancini të qëndrojë si trajner i Azurëve dhe ai i ka paraqitur një projekt të përbashkët 57-vjeçarit në mënyrë që ta bindë të mos japë dorëheqje.
Mancini raportohet se ka ende nevojë për kohë për të reflektuar dhe për të marrë vendimin e tij në lidhje me të ardhmen.