Thursday, May 26, 2022
HomeFUTBOLLI VENDORKosova U17 mposhtet nga Austria

Kosova U17 mposhtet nga Austria

Përfaqësuesja e Kosovës U17 në konkurrencën e femrave ka pësuar humbje e dytë në kuadër të rrethit elitar të kualifikimeve për Kampionatin Evropian 2022.

Pas disfatës ndaj Gjermanisë, “Dardanet” kanë pësuar humbje edhe në duel me Austrinë me rezultatin 6:0. Dy gola i realizoi Valentina Madl (10’ e 53’), derisa nga një gol e shënuan Linda Natter (31′), Greta Spinn (47′) dhe Isabel Aistleitner (51′).

Në ndeshjen tjetër të Grupit 5, e cila u zhvillua në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë, Gjermania e mundi Slloveninë, me rezultat 2:1.

Të martën zhvillohen ndeshjet e fundit, ku ballafaqohen Kosova – Sllovenia dhe Austria – Gjermania.

TË FUNDIT NGA FUTBOLLI VENDOR /

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Të fundit /

Recent Comments