Thursday, May 26, 2022
HomeFUTBOLLI VENDORFFK dhe ekipi Kombëtar mbështesin Fondin e Sigurisë me 35 mijë euro 

FFK dhe ekipi Kombëtar mbështesin Fondin e Sigurisë me 35 mijë euro 

Federata e Futbollit e Kosovës dhe ekipi Kombëtar kanë ndarë 35 mijë euro për Fondin e Sigurisë, që javë më parë është hapur nga Qeveria e Republikës së Kosovës. Në këtë shifër të ndarë për ushtrinë e vendit, me 50 përqind të mjeteve ka kontribuar FFK dhe anëtarët e KE-së, derisa 50 përqind janë grumbulluar nga mjetet vetanake të futbollistëve të Kombëtares.

“Ne si FFK konsiderojmë se kjo është vetëm një shifër simbolike, por mjaft domethënëse për forcimin e ushtrisës së vendit tonë dhe njëherësh është në interes të sigurisë dhe të ardhmes së qytetarëve tanë. Falënderoj lojtarët e ekipit kombëtar për gatishmërinë e tyre për të përkrahur në vazhdimësi iniciativa të tilla dhe ky veprim i tyre le të shërbejë si motiv edhe për shumë të tjerë për ta mbështetur në të gjitha format forcimin e shtetit tonë”, ka thënë presidenti Ademi.

TË FUNDIT NGA FUTBOLLI VENDOR /

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Të fundit /

Recent Comments