Thursday, May 26, 2022
HomeFUTBOLLI VENDORPërpos në Prishtinë, shitja e biletave për miqësoren Kosovë – Burkina Faso...

Përpos në Prishtinë, shitja e biletave për miqësoren Kosovë – Burkina Faso do të bëhet edhe në 8 qytete tjera

Federata e Futbollit e Kosovës të martën kishte njoftuar se nga ora 13:00, biletat për ndeshjen Kosovë – Burkina Faso do të shiteshin vetëm në Prishtinë në dy lokacione.

FFK gjatë ditës së sotme ka njoftuar se shitja e biletave do të bëhet edhe në tetë qytete tjera.

Biletat do të shiten në pikat “Artmotion” në qytete si Mitrovicë, Vushtri, Podujevë, Ferizaj, Gjilan, Gjakovë, Pejë dhe Prizren.

Shitja e biletave në këto qytete fillon në orën 13:00.

Miqësorja Kosovë-Burkina Faso, do të zhvillohet të enjten, më 24 mars në orën 18:00, në stadiumin “Fadil Vokrri”.

TË FUNDIT NGA FUTBOLLI VENDOR /

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Të fundit /

Recent Comments