Thursday, May 26, 2022
HomeFUTBOLLI NDËRKOMBËTARItalia në plejofin e Botërorit pa mbrojtjen që e pati në Evropian

Italia në plejofin e Botërorit pa mbrojtjen që e pati në Evropian

Mbrojtja e fortë e Italisë ishte edhe çelësi i triumfit në “Euro 2020”, por vetëm dy lojtarë të atij reparti pritet të jenë titullarë në ndeshjen gjysmëfinale të plejofit për Botërorin “Katari 2022” kundër Maqedonisë së Veriut, që luhet të enjten.

Italia pranoi vetëm katër gola në shtatë ndeshjet e luajtura në Kampionatin Evropian, ndërsa Gianluigi Donnarumma, Leonardo Bonucci e Leonardo Spinazzola u përfshinë në ekipin e turneut.

Ndaj Maqedonisë së Veriut, mediumet italiane kanë raportuar se i sigurt që do të paraqitet është vetëm portieri Donnarumma. Bonucci ende nuk është rikuperuar nga lëndimi, sikurse edhe Spinazzola. Ndërkohë, Chiellini është kthyer në fushë, por javën e shkuar ka luajtur vetëm 45 minuta për Juventusin.

Kështu që, gjasat janë të mëdha që edhe Chiellini të mungojë së bashku me Bonuccin. Përzgjedhësi Roberto Mancini po mendon të startojë me Alessandro Bastonin (Inter), Alessandro Mancinin (Roma), Francesco Acerbin (Lazio) dhe Mattia De Sciglion (Juventus).

Po ashtu, në krah, Italisë do t’i mungojë Giovanni Di Lorenzo, i cili në Evropian ishte startues pas lëndimit të Alessandro Florenzit.

TË FUNDIT NGA FUTBOLLI VENDOR /

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Të fundit /

Recent Comments