Thursday, May 26, 2022
HomeFUTBOLLI NDËRKOMBËTARDrejtori i Juventusit konfirmon largimin e Dybalas

Drejtori i Juventusit konfirmon largimin e Dybalas

Drejtori i Përgjithshëm i Juventusit, Maurizio Arrivabene foli në një aktivitet bamirësie në Milano, organizuar nga Spitali Monzino, dhe bëri deklarata shumë të rëndësishme për prishjen e negociatave për rinovimin e kontratës me Paulo Dybala.

Në mediumet italiane sot u raportua se Dybala ka vendosur që të mos rinovojë kontratën me “Zonjën e Vjetër”, andaj do të largohet si lojtar i lirë në qershor.

“Kontrata e Dybala nuk është rinovuar. Takimi i sotëm ishte miqësor, i qartë dhe i respektueshëm. Do të kishte qenë e lehtë për Juventusin të bënte një ofertë në rënie, por do të ishte mungesë respekti për Paulo. Vendimi është marrë. Zgjedhjet e tregut në janar sigurisht që ndikuan në vendimin tonë. Me ardhjen e Vlahovic, ndryshuan gjërat”, tha ai për mediat italiane.

TË FUNDIT NGA FUTBOLLI VENDOR /

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Të fundit /

Recent Comments