Thursday, May 26, 2022
HomeSPORTE TJERAGoditje brutale me bërryl – McCann dërgoi kundërshtaren menjëherë në spital

Goditje brutale me bërryl – McCann dërgoi kundërshtaren menjëherë në spital

Molly McCann triumfoi ndaj Luana Carolina në duelin që u zhvillua në kuadër të UFC 204.

Pas një nokauti të frikshëm luftëtarja, McCann e la pa ndjenja kundërshtaren e saj, Caronlina.

Derisa po përpiqeshin të bënin lëvizjen e radhës, ajo goditi brazilianen me bërryl duke fituar kështu edhe takimin.

Në rrjete sociale ka qarkulluar një video me xhirim të ngadalësuar, ku shfaqë edhe njëherë goditjen e frikshme që Molly ia dha kundërshtares së saj.

Natyrisht se stafi mjekësor u desh që të ndërhynte në kafaz për të shikuar gjendjen e saj dhe u bë e ditur se ajo duhej të dërgohej në spital.

Ende nuk ka ndonjë njoftim për gjendjen e saj, por që një gjë ishte e dukshme, goditja ishte brutale.

TË FUNDIT NGA FUTBOLLI VENDOR /

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Të fundit /

Recent Comments