Espanyoli ka mposhtur Mallorcan me rezultatin 1:0 të dielën, duke ia shkaktuar humbjen e gjashtë rresht në La Liga.
Në këtë takim për 90 minuta te Mallorca u aktivizua sulmuesi Vedat Muriqi.
Golin e tri pikëve e realizoi Raul de Tomas. Ai shënoi në minutën e 42-të.
Me këtë humbje Mallorca është në vendin e 17-të me 26 pikë.
Ka një ndeshje më shumë se Cadizi që renditet në pozitën e 18-të me 26 pikë.
Espanyoli renditet në vendin e 11-të me 36 pikë. Te kjo skuadër 55 minuta luajti reprezentuesi i Shqipërisë, Keidi Bare. Ai u ndëshkua me karton të verdhë.