Thursday, May 26, 2022
HomeFUTBOLLI VENDORBallkani mposht Drenicën dhe shkëputet në pesë pikë nga Gjilani

Ballkani mposht Drenicën dhe shkëputet në pesë pikë nga Gjilani

Ballkani ka shënuar fitore shumë të rëndësishme kundër Drenicës. Të dielën në stadiumin e qytetit në Suharekë, Ballkani ka fituar me rezultatin 2:0.

Kjo ndeshje i takoi javës së 26-të të Superligës së Kosovës në futboll.

Me këtë triumf, suharekasit janë shkëputur nga vendi i dytë që e mban Gjilani në plus pesë pikë.

Një gol në pjesën e parë dhe një tjetër në të dytën kanë qenë të mjaftueshëm për fitoren e Ballkanit.

Blend Baftiu shënoi golin e parë në minutën e 40-të.

Golin e dytë dhe të fundit në këtë ndeshje e realizoi qendërmbrojtësi Lumbardh Dellova në minutën e 59-të. Ai shënoi gol të bukur në stilin e sulmuesit.

Me 54 pikë, Ballkani është i pari në renditje me pesë pikë më shumë se Gjilani. Drenica zë vendin e shtatë me 32 pikë.

TË FUNDIT NGA FUTBOLLI VENDOR /

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Të fundit /

Recent Comments