Thursday, May 26, 2022
HomeFUTBOLLI VENDORReagon Ademi: Vullneti i 44 delegatëve nuk mund të ndryshohet me shantazhe...

Reagon Ademi: Vullneti i 44 delegatëve nuk mund të ndryshohet me shantazhe e shpifje të ulëta

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi ka mohuar lajmin e qarkulluar sot në media se ka sulmuar fizikisht drejtorin për marrëdhënie me jashtë Artan Govorin.

Ai ka thënë se ka nisur një luftë ndaj tij dhe institucionit që drejton me qëllim t’ ia prishin imazhin.

Megjithatë, sipas Ademit, vullneti i 44 delegatëve të FFK-së nuk do të ndryshojë me presione e shantazhe.

Reagimi i plotë i Agim Ademit:

Sot mediat raportuan me nguti dhe me tituj bombastik për kinse një ekses në FFK. Aty raportohet se, unë, si president i FFK-së, kinse e paskam sulmuar fizikisht drejtorin për marrëdhënie me jashtë, Artan Govorin.

Por, kjo është një tjetër e pavërtetë dhe një tjetër inskenim i atyre që po bëjnë në vazhdimësi shantazhe e gjëra të tilla me qëllim të dëmtimit të imazhit tim dhe njëkohësisht të Federatës, por edhe të procesit zgjedhor në FFK.

Nuk është aspak e vërtetë ajo që po aludohet për ekses dhe për asnjë prekje fizike, thjesht ishte një debat për punët e përditshme në federatë. Për këtë ka dëshmitarë brenda federatës.

Të gjitha palët që dëshirojnë të përfitojnë nga inskenimet e tilla, ua bëj me dije se vullneti i 44 delegatëve të Kuvendit të FFK-së nuk mund të ndryshojë me presione e shantazhe dhe as me shpifje të tilla nga njerëz e grupe të interesit.

Unë do të vazhdoj punën time me ndershmëri dhe nuk do të lejoj të bie pre e shantazhuesve që për qëllim kanë kapjen e FFK-së.

Me respekt,
A.A.

TË FUNDIT NGA FUTBOLLI VENDOR /

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Të fundit /

Recent Comments