Thursday, May 26, 2022
HomeFUTBOLLI NDËRKOMBËTARDyshimet e Italisë për ndeshjen e barazhit ndaj Maqedonisë së Veriut

Dyshimet e Italisë për ndeshjen e barazhit ndaj Maqedonisë së Veriut

Roberto Mancini ka disa dyshime për t’i zgjidhur para ndeshjes së barazhit për Kampionatin Botëror kundër Maqedonisë së Veriut që zhvillohet pas dhjetë ditësh.

La Gazzetta dello Sport ka bërë të ditur se përzgjedhësi i Azzurrëve ka biseduar në telefon me Gianluigi Donnarumman pas eliminimit të Paris Saint-Germainit nga Real Madridi në Ligën e Kampionëve.

Përkundër gabimeve më atë ndeshje, trajneri ia ka bërë të qartë se ai e ka të sigurt pozitën startuese në portë.

Në mbrojtje, Giorgio Chiellini dhe Leonardo Bonucci kanë pasur probleme me lëndime në javët e fundit që do të thotë se Alessandro Bastoni apo Francesco Acerbi mund të startojnë në atë sfidë.

(Foto: Eurosport)

Giovanni Di Lorenzo dhe Emerson Palmieri pritet të luajnë në krah të mbrojtjes, ndërkohë që Leonardo Spinazzola vazhdon të jetë jashtë si pasojë e lëndimit të tetivës së Akilit.

Mancini akoma planifikon ta angazhojë në sulm yllin e Lazios, Ciro Immobile, duke shpresuar që 32-vjeçari do të jetë efektiv ndaj Maqedonisë së Veriut. Andrea Belotti po ashtu do jetë pjesë e skuadrës dhe do të shpresojë të ketë ndikim.

Domenico Berardi do të startojë në anën e majtë. Lorenzo Insigne nuk është në gjendje të mirë fizike, ashtu që mund të luajë Lorenzo Pellegrini, ndërsa nuk duhet përjashtuar mundësinë që Mattia Zaccagni apo Gianluca Caprari të kenë shansin e tyre. 

TË FUNDIT NGA FUTBOLLI VENDOR /

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Të fundit /

Recent Comments