Thursday, May 26, 2022
HomeLIGAT E TJERABUNDESLIGAKishte probleme me zemër, Davies iu kthehet stërvitjeve pas dy muajsh pauzë

Kishte probleme me zemër, Davies iu kthehet stërvitjeve pas dy muajsh pauzë

Alphonso Davies është rikthyer në stërvitje te Bayern Munichi pas dy muajsh jashtë shkaku i problemeve me zemër.

Mbrojtësi i talentuar ka munguar që nga mesi i janarit, por tani po përparon mirë me rikuperimin e tij.

Davies nuk ka luajtuar asnjë minutë për kampionin gjerman deri më tani në vitin 2022. Ai fillimisht doli pozitiv me koronavirus në fillim të janarit, teksa pastaj gjendja e tij shëndetësore u bë edhe më shqetësuese.

21-vjeçari së fundmi është rikthyer në stërvitje te “Bavarezët”. Ai ka rifilluar vetëm me stërvitjet e lehta tani për tani, por inflamacioni i zemrës së tij thuhet se është qetësuar mjaftueshëm sa ai tani të fillojë të mendojë për një rikthim të plotë në të ardhmen e afërt.

Alphonso Davies pritet të rikthehet në muajin e ardhshëm. 

TË FUNDIT NGA FUTBOLLI VENDOR /

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Të fundit /

Recent Comments