Thursday, May 26, 2022
HomeFUTBOLLI NDËRKOMBËTARPo shkëlqen tek Atalanta, Ancelotti e do mbrojtësin te Real Madrid

Po shkëlqen tek Atalanta, Ancelotti e do mbrojtësin te Real Madrid


Real Madrid po monitoron me kujdes Merih Demiral. Mbrojtësi turk u huazua verën e kaluar nga Juventusi tek Atalanta. Zikaltrit paguan 3 milionë euro, teksa do të kenë mundësinë për të blerë kartonin e tij për shumën e 28 milionë eurove.

24-vjeçari po zhvillon paraqitje shumë të mirë me ekipin e Gasperinit. Performancat e tij kanë tërhequr vëmendjen e Realit dhe Carlo Ancelottit sipas raportimeve të Calciomercato.

Një qendërmbrojtës i ri është përparësia kryesore për “Los Blancos” përpara sezonit të ardhshëm. Media italiane thekson se drejtuesit e Realit do të duhet të shpenzojnë rreth 50 milionë euro për të bindur Atalantën.

Emrat e tjerë që lidhen me prapavijën janë Antonio Rudiger (Chelsea) dhe Lucas Hernandez (Bayern Munchen). Mbrojtësi gjerman i ekipit londinez del lojtar i lirë në fund të sezonit dhe agjenti i tij ndodhet në bisedime të vazhdueshme me Realin.

TË FUNDIT NGA FUTBOLLI VENDOR /

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Të fundit /

Recent Comments