Thursday, May 26, 2022
HomeFUTBOLLI VENDORNuhiu: Fati na ka kthyer shpinën

Nuhiu: Fati na ka kthyer shpinën

Trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu ka vlerësuar paraqitjen dhe angazhimin e futbollistëve të tij. Ai thotë se futbollistët e Dritës janë duke zhvilluar lojë të mirë, por sipas tij, lojtarëve të Dritës po u mungon fati.

Drita të dielën barazoi pa gola në Klinë ndaj Dukagjinit. Ishte ndeshja e katërt rresht e Dritës pa fitore në Superligë.

“Nuk është se lojtarët nuk e kërkonin fitoren. U munduan ta gjenin golin, por nuk erdhi. Krijuam disa raste shënimi, por nuk ia dolëm, ndërsa edhe kundërshtari pati një rast që mund të na kishte ndëshkuar. Sot kemi pasur mungesa shumë, por nuk do të kërkojmë justifikim. Thjeshtë po bëjmë ndeshje të mira, përfshirë këtë kundër Drenicës dhe derbin që e kishim. Fati disi na ka kthyer shpinën. Para se ta luajmë ndeshjen ndaj Prishtinës, të mërkurën do ta kemi një ndeshje për kupë ku do të mundohemi ta kthejmë motivin”, ka thënë Nuhiu pas ndeshjes.

Me këtë barazim, Drita ka mbetur prapa në garën për titull të kampionit. Është në vendin e tretë me 43 pikë, kurse Dukagjini në vendin e tetë me 26 pikë.

TË FUNDIT NGA FUTBOLLI VENDOR /

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Të fundit /

Recent Comments