Thursday, May 26, 2022
HomeFUTBOLLI VENDORBallkani i pamëshirshëm ndaj Feronikelit

Ballkani i pamëshirshëm ndaj Feronikelit

Ballkani i drejtuar nga trajneri Ilir Daja, pas disfatës së pësuar në mesjavë nga Malisheva, ka marrë fitore të lehtë në shtëpi përballë Feronikelit. Ndeshja e zhvilluar në stadiumin e qytetit në Suharekë përfundoi me rezultatin 6:0. Ky ballafaqim i takoi xhiros së 25-të të Superligës dhe u luajt të shtunën.

Armend Thaqi shënoi në minutën e tetë të ndeshjes. Thaqi dështoi nga penalltia, por përfitoi nga topi i kthyer dhe shënoi me kokë. Rezultati u dyfishua nga Meriton Korenica në minutën e 37-të. Për 3:0 u përkujdes Blend Baftiu në minutën e 41-të pas asistimit të Mevlan Zekës.

Zeka shënoi vetë në minutën e 59-të për 4:0, ndërsa rezultatin final e vulosi zëvendësuesi Arbër Potoku me dy gola. Golin e pestë të Ballkanit, Potoku e shënoi në minutën e 78-të, ndërsa të fundit, në minutën e gjashtë të kohës shtesë. Ballkani merr pozitën e parë në tabelë me 51 pikë, katër më shumë se Gjilani që është në pozitën e dytë, por me një ndeshje më pak të zhvilluar. Feronikeli i vendit të fundit ka 11 pikë në 25 ndeshje.

Në xhiron e 26-të, Ballkani luan me Drenicën, kurse Feronikeli e pret Ulpianën.

TË FUNDIT NGA FUTBOLLI VENDOR /

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Të fundit /

Recent Comments