Thursday, May 26, 2022
HomeFUTBOLLI VENDORVIDEO – Gjilani ironizon keq me sistemin VAR dhe gjyqtarët e derbit

VIDEO – Gjilani ironizon keq me sistemin VAR dhe gjyqtarët e derbit

Derbi mes Dritës dhe Gjilanit që u zhvillua sot ka përfunduar me rezultat 1-1, ndeshje e vlefshme për xhiron e 24-të në Superligë.

Kjo ndeshje iu besua gjyqtarit Dardan Çaka i asistuar nga Fatlum Berisha dhe Bujar Selimaj.

Në dhomën e sistemit VAR ishte Visar Kastrati dhe Granit Hyseni.

Në pjesën e parë skuadra e Gjilanit kërkoi penallti pas një prekje me dorë nga mesfushori Hamdi Namani.

Gjyqtari Çaka u konsultua për disa minuta me sistemin VAR, por nuk ftua nga dhoma e VAR-it që të shkonte t’i shikonte vet pamjet.

SC Gjilani ka publikuar një video në Facebook duke publikuar pamje të qarta ku mesfushori i Dritës, Hamdi Namani e kishte prekur topin me dorë. Gjilani ka ironizuar se si dhoma e VAR-it apo edhe gjyqtari Çaka nuk shkoi t’i shikonte pamjet për një penallti të mundshme.

TË FUNDIT NGA FUTBOLLI VENDOR /

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Të fundit /

Recent Comments