Thursday, May 26, 2022
HomeFUTBOLLI NDËRKOMBËTARLautaro sërish vendimtar për Argjentinën

Lautaro sërish vendimtar për Argjentinën

Ndonëse e ka siguruar kualifikimin për në fazën finale të Kupës së Botës, Argjentina nuk ndalet dhe fiton në transfertë përballë Kilit, që tashmë rrezikon seriozisht pjesëmarrjen në Katar 2022.

Është sërish Lautaro Martinez protagonist dhe me golin e tij vendos fatin e kësaj sfide. Argjentina (ashtu si Brazili) vazhdon të jetë e pamposhtur në këtë fushatë kualifikuese.

Di Maria zhbllokon shumë shpejt sfidën dhe kalon në avantazh skuadrën “albiceleste”, por Brereton barazon pak minuta më vonë dhe bën vendasit që të shpresojnë për një rezultat pozitiv. Vendimtar ka qenë edhe portieri Emiliano Martinez, që ka ruajtur fitoren, duke i mohuar golin Paulo Diaz dhe Brereton.

Uruguai merr një fitore me peshë në transfertë përballë Paraguait dhe i afrohet më shumë kualifikimit në Katar 2022. Një gol i Luis Suarez në fillimin e pjesës së dytë ka vendosur fatin e kësaj sfide. Në pjesën e parë “Pistolero” goditi edhe një traversë. Feston tekniku Diego Alonso, që debuton me fitore në krye të pankinës së Uruguait.

Paraguai vazhdon të zhgënjejë në këtë fushatë kualifikuese dhe tashmë e sheh veten në vendin e parafundit në renditje. Të martën kundër Brazilit do të mungojë edhe Gustavo Gomez, që mori karton të kuq në minutat e fundit kundër Uruguait. 

TË FUNDIT NGA FUTBOLLI VENDOR /

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Të fundit /

Recent Comments