Wednesday, May 25, 2022
HomeKRYESOREGjokoviq me pecetë në dorë vallëzon me këngën ofenduese për Kosovën

Gjokoviq me pecetë në dorë vallëzon me këngën ofenduese për Kosovën

Tenisti serb Novak Gjokoviq po qëndron në Budva dhe aty do t’i ndahet mirënjohja qytetar nderi i Budvës.

Ceremonia mbahet sot, por një natë më parë tenisti ka qëndruar në një nga restorantet e Budvës për t’u çlodhur e shijuar muzikën. Gjokoviq qëndroi në restorantin që është në pronësi të kryetarit të Budvës, Marko Careviq.

Derisa ishte bashkë me familjen e tij, është kënduar kënga “Oh Kosovë, Kosovë”, të cilën mediumi Nova.rs shkruan se Gjokoviqi e adhuron dhe se shpesh e këndon gjatë festimeve të sukseseve. Kjo këngë është ofenduese për Kosovën dhe shqiptarët.

Në një moment teksa këndohet kënga, Gjokoviq mori një pecetë në duar dhe e tundte nën ritmin e këngës.

TË FUNDIT NGA FUTBOLLI VENDOR /

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Të fundit /

Recent Comments